Ekspertët për variantin “Omicron”: Rastet në Mbretërinë e Bashkuar mund të rriten në 15 mijë

Numri i rasteve të COVID-19 mund të rritet në 15 mijë në Mbretërinë e Bashkuar në ditët pas Krishtlindjes nëse varianti Omicron bëhet dominant, kështu kanë paralajmëruar ekspertët e shëndetësisë atje.

Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit Publik tha se varianti i ri mund të rrisë rastet gjatë rritjes së aktivitetit social

Në një letër drejtuar Qeverisë nga ta, thuhet se nivelet më të larta të socializimit të kombinuara me ndikimin e Omicron mund të përbëjnë një rrezik shumë real, por ende të pamatshëm për menaxhimin e COVUD-19 gjatë javëve të ardhshme, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët e shëndetësisë paralajmëruan qeverinë se kjo paraqet sfida serioze në javët në vijim, duke shtuar se është e pamundur të përcaktohet niveli i rrezikut dhe ndikimi i tij.

Mjekët e përgjithshëm mirëpresin shkurtimet e dokumenteve për t’u fokusuar në injektimet përforcuese të COVID-it.

Read Previous

Në 16 vite pushtet Angela Merkel nuk emëroi asnjë të afërm në një pozicion shtetëror

Read Next

Dhjetë kërkesat urgjente që Ibrahim Rugova ia kishte bërë Perëndimit në vitin 1993 (Dokument)