Inspektorët sanitar nga Gjakova, bashkë me inspektorët nga agjencioni i ushqimit dhe veterinarisë nga rajoni i Pejës dhe me policinë ishin në terren për të parë nga afër nëse kafiteritë dhe restaurantet janë duke i përfillur masat e fundit të nxjerra nga Qeveria e Kosovës. Vëzhgimin e filluan nga Avenue.Nga ku na thanë se janë duke vepruar duke iu referuar masave parandaluese të Covid-19.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullësi që ja vlen të evidentohet.I kënaqur me zbatimin e masave është shprehur Fazli Hoxha, drejtor i inspektoriatit në Komunën e Gjakovës.
Bashkëpunimi po rezulton i frytshëm edhe në mes të inspektorëve. Artan Hoxha thotë se kjo periudha e fundit është më e sukseshme.
Në rast se vërejnë ndonjë parregullsi, inspektorët shqiptojnë edhe gjoba.
Me këtë rast u bë thirrje që të vazhdohet me këtë ritëm, gastronomët të jenë po kaq të përgjegjshëm sa janë tani, në respektimin e masave.