Një person i gjinisë mashkullore ka raportuar në Polici se është dhunuar seksualisht, mbrëmë rreth orës 19:00, në Gjakovë.
Sipas Policisë, ai është me të meta psikike.
Ai ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa Policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen këtij rasti.
/GazetaSinjali/
“Datë 06.02.2022 rreth orës 22:30, Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë se në lagjen “Dardania” – Gjakovë një person kishte lëndime trupore.
Patrulla policore iu është përgjigjur informatës dhe ka takuar viktimën, i cili është person me të meta psikike, dhe ka ngecje në të folur.
I njëjti ka sqaruar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një person te gjinisë mashkullor që për momentin është i panjohur për të.
Viktima ka lëndime të dukshme trupore dhe i është ofruar tretmani mjekësor.
Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante policore, është informuar edhe njësiti i mjekësisë ligjore si dhe Prokurori i Shtetit.
Rasti nën hetime.”