Scholz: BE dhe SHBA të bashkuar në përgjigjen e tyre nëse Rusia pushton Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka komentuar situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në një intervistë të dhënë për mediat, Scholz ka deklaruar se Bashkimi evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë “të bashkuara dhe të vendosura” nëse Rusia pushton Ukrainën .

Duke hedhur poshtë akuzat se Gjermania duket të jetë një aleate jo e besueshme në krizën ukrainase, Scholz siguroi se Gjermania është një “partner shumë i mirë” dhe konfirmoi se ai do të dërgojë trupa në shtetet baltike./abcnews.al

Read Previous

A humbet përgjithmonë nuhatja dhe shija tek personat me Covid-19?

Read Next

Droga e re që po shkatërron Afrikën