Dënohet me 2 vjet e 8 muaj burgim i akuzuari për tentim vrasje në Gjakovë

I akuzuari për tentim vrasje dhe lëndim të lehtë trupor, Hajredin Zeneli, është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Sipas aktakuzës, Zeneli kishte tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Fatlind Ahmetaj, më 4 mars 2021, në Jabllanicë të Gjakovës, si dhe i kishte shkaktuar lëndim të lehtë trupor të dëmtuarit tjetër, Labinot Ahmetaj.

Sipas aktgjykimit që është shpallur të hënën nga trupi gjykues, fillimisht Zeneli për veprën penale të tentim vrasjes është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, kurse për veprën penale të lëndimit të lehtë trupor me 6 muaj burgim.

Më pas, ndaj të njëjtit për të dy veprat penale është shqiptuar dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjet e 8 muaj burgim.

Kundër këtij aktgjykimi ankesë në Gjykatën e Apelit ka paralajmëruar avokati i tij.Sipas avokatit, gjykata e ka vërtetuar gabimisht gjendjen faktike, e cila sipas tij ka rezultuar edhe me shkeljen e ligjit penal në dëm të të akuzuarit.

Konfirmon për TV Syrin, zëdhënësi për informim në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

Read Previous

Presidenti i Maqedonisë e shoqëron në shkollë Ëmblën që u diskriminua për shkak të Down Syndrome

Read Next

Vdes 46 vjeqari që u gjet i plagosur dje në Gjakovë, rasti hapet si hetim i vdekjes