Është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e këtij viti e Kuvendit Komunal të Gjakovës. Fillimisht është bërë shqyrtimi i Procesverbaleve nga 4 mbledhjet e kaluara. Vëmendjen e mori pika e dytë e rendit të ditës ku anëtarë të opozitës parashtruan pyetje për ekzekutivin me fokus të veçantë në arsim.
Ishte kryetari Gjini ai që u përgjigj në disa prej pyetjeve të anëtarëve të opozitës.
Ndërsa sa i përket ndriçimit për të cilën poashtu pati shumë pyetje, drejtori i shërbimeve publike Shkumbin Kastrati tha se nuk ka pasur kompani të kontraktuar per ndriçim publik deri në dhjetor por pas përzgjedhjes puna ka filluar dhe dy ekipe veçse janë në teren duke sanuar problemet. Po ashtu u kërkua të dihet për mosfunksionimin e liftit në QKMF. E për këtë drejtoresha e shëndetësisë Adelina Shehu Kola tha se është për shkak të një problemi që kjo drejtori ka me kompaninë kontraktuese duke mos dhënë më shumë detaje.
Shqyrtimi dhe miratimi i planit zhvillimor komunal u votua gjatë kësaj mbledhje e po ashtu u bë përzgjedhja e anëtarëve të komitetit për komunitete.