1148 pacientë janë hospitalizuar gjatë muajit janar në repartet e spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë

Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë gjatë muajit janar ka kryer shërbime të shumta në të gjitha repartet. Të hospitalizuar gjithsej kanë qenë 1148 pacientë, kurse operacione janë kryer 165. Gjatë muajit të shkuar 122 fëmijë kanë ardhur në jetë, kurse shërbime ambulantive ose vizita mjekësore kanë qenë 8316. Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në laborator ka qenë 2646, ndërsa në repartin e hemodializës janë kryer gjithsej 703 shërbime të dializës.

Gjithashtu në këtë spital është aktivizuar Laparaskopia që sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit nuk ka qenë në funksion që tri vite, dhe për këtë ai tha që ka munguar vullneti.

Gjithashtu për sa i përket kapaciteteve me COVID-19, drejtori shtoi që për momentin gjendja është stabile.

Theksojmë se spitali i përgjithshëm është në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës dhe jo vetëm, me teknologji të avansuar mjekësore që të përmbushë nevojat dhe kërkesat e pacientëve sipas standardeve, shtoi mes tjerash Jusufi.

Read Previous

Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Gjakovës

Read Next

Nga dita e nesërme kthehen vizitat në Shërbimin Korrektues të Kosovës