36 të vdekur për një javë në Kosovë, shkak COVID-19

Të dhënat që i publikoi Instituti për Shëndet Publik në Kosovë që nga data 1 deri më sot 7 shkurt tregojnë se numri i rasteve të infektimeve me covid-19 ka pasur rritje në krahasim me ditët tjera.
Sipas të dhënave, gjatë këtyre 7 ditëve, 36 pacientë si të infektuar me virusin corona kanë vdekur.

Po ashtu janë bërë testime të vazhdueshme duke nxjerur raporte ditore nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike në Kosovë, ku citohen testimet e bëra dhe rastet pozitive me COVID-19

Më 1 shkurt raporti ka informuar se nga 10.087 testime, 2.033 persona kanë rezultuar pozitiv

Më 2 shkurt raporti ka informuar se nga 12.259 testime, 2.590 persona kanë rezultuar pozitiv.

Më 3 shkurt raporti ka informuar se nga 9.451 testime, 2.110 persona kanë rezultuar pozitiv.

Më 4 shkurt raporti ka informuar se nga 9.253 testime, 1.853 persona kanë rezultuar pozitiv.

Më 5 shkurt raporti ka informuar se nga 8.205 testime, 1.721 persona kanë rezultuar pozitiv.

Më 6 shkurt raporti ka informuar se nga 6.696 testime, 1.283 persona kanë rezultuar pozitiv.

Kurse, sot me 7 shkurt raporti ka informuar se nga 3.879 testime, 754 persona kanë rezultuar pozitiv.

Si rezultat i testimeve të vazhdueshme, gjithsej numërohen 28.823 raste aktive me covid-19 në nivel vendi.

Kurse sa i përket imunizimit të popullatës me vaksinën për mbrojte nga covid-19, gjatë periudhës 24 orëshe raportohet se janë administruar 146 doza të vaksinës, shifër kjo që e ka dërguar numrin total të vaksinave të administruara në nivel vendi në 1.793.236 doza.

E sa i përket imunizimit sipas gjinisë janë regjistruar femra me 50% dhe meshkuj me 50%, kurse përqindja e imunizmeve sipas dozës sipas diagramit të ministries së shëndëtësisë, 50 % janë imunizuar me dozën e parë, 45 % me dozën e dytë dhe 5 % me dozën e tretë, ndërkaq sa i përket imunizimit sipas moshës prin mosha nga 21-40 vjec me 656.746 doza të administruara.

Read Previous

Vetëvendosje lëshon sallën, LDK nuk merr pjesë në votim të pikave të rendit të ditës

Read Next

Shkatërrimi i hapësirave publike nga qytetarët, shqetësim për qytetin e Gjakovës