Vuçiq: Jam gjithmonë i gatshëm të flas me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Vuçiq në një intervistë për televizionin Happy ka theksuar se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Kurtin.

“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të [Kurtin], megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiq.

Ndërsa për vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut, ai tha se nuk mund të flasë për detaje, por sipas tij, ishin bisedime të vështira.

Për shkuarjen e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiq tha se edhe pse “përvojat tona nuk janë të lehta, ne i mirëpresim ato”.

Ndërsa për inciativën e Ballkanit të Hapur theksoi se është një “projekt i mençur”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve në pikat kufitare

Read Next

Barcelona tenton transferimin e tre lojtarëve nga Chelsea