Kanadaja në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të protestave anti-Covid

Qindra kamionë dhe makina kanë bllokuar qendrat e Otavës. Protestuesit kundër vaksinimit të detyruar kanë kundërshtuar thirrjet e qeverisë për t’i dhënë fund pushtimit 10-ditor të kryeqytetit të Kanadasë, një ditë pasi kryetari i bashkisë së qytetit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe premtoi “ta kthejë qytetin”.

Policia e Otavës e ka përshkruar protestën si një “rrethim” të qytetit, ku qindra kamionë dhe makina kanë bllokuar zonat në qendër të qytetit. Të dielën, kryebashkiaku Jim Watson paralajmëroi se zyrtarët “po e humbnin këtë betejë” dhe u ngrit një padi civile kundër protestuesve për prishjen jetës së përditshme.

/Anabelmagazine/

Read Previous

Vdes artisti fitues i çmimit Grammy dhe Pulitzer, George Crumb

Read Next

ZRRE shqyrton sot shtrenjtimin e tarifave të rrymës