Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) ka formuar grupin punues për hartimin e projekt udhëzimit administrativ për kushtet teknike të cilat duhet t’i plotësojnë qendrat e trajtimit të përkohshëm të kafshëve endacake.
“Është formuar grupi punues për hartimin e Projekt Udhëzimit Administrativ (MBPZHR) – NR.xx/2022 për kushtet teknike të cilat duhet plotësuar qendrat e trajtimit të përkohshëm të kafshëve endacake”, thuhet në njoftimin e MBPZhR.