Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka i ka quajtur kërcënime deklaratat e zyrtarëve politikë në lidhje me mundësitë e moscertifikimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një konference për medie, Daka tha se këto kërcënime janë të paprecedentë dhe se vetëm po zbatojnë vendimet e institucioneve tjera.
Ajo tha se gjitha vendimet nuk merren nga ajo, por nga kolegjiumi i KQZ-së./KosovaPress