Rhogami në sasi të mjaftueshme në spitalin “Isa Grezda”

Në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë përkatësisht në repartin e gjinekologjisë sasia e ampulës së rhogamit është e mjaftueshme kështu është shprehur shefja e repartit të gjinekologjisë dhe obstetrikes Violeta Binishi.

Pavarësisht faktit se sistemet e qarkullimit të gjakut janë të ndara tek nëna dhe fëmija, ka momente kur gjaku i foshnjës hynë në kontakt me gjakun e nënës. Ky kontakt bënë që organizmi i nënës të prodhoj antitrupa kundër rezusit pozitiv të fëmijës, duke e konsideruar fetusin si të dëmshëm për nënën. Krijimi i antitrupave në gjakun e nënës parandalohet me anë të shiringës Rhogam tha mes tjerash gjinekologia Binishi.

Shefja e këtij reparti ka shtuar tutje se stafi shëndetësor këtu janë gjithmonë të përgjegjshëm sa i përketë procedurave mjeksore që duhen ndjekur gratë shtatëzëna dhe se deri më tani nuk kanë hasur në ndonjë pakënaqësi apo problem.

Read Previous

Monumenti i NewBorn këtë vit i kushtohet ‘Fuqisë së vajzave’

Read Next

Lamtumirë maskave, Franca dhe Italia drejt rikthimit në normalitet