Ndahen 1 milion euro për komunat e prekura nga vërshimet

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë komuna të Kosovës.

Qeveria ka ndarë një milion euro për kompensimin e dëmeve materiale nëpër komuna të shkaktuar nga vërshimet. Ky vendim është marrë në mbledhjen korrenspoduese/elektronike të Qeverisë së Kosovës.

Ndahen mjete financiare në vlerë prej një million eurove për kompensimin e dëmeve material të shkaktuar në objektet e banimit në Komunat e Republikës së Kosovës, si pasojë e vërshimeve të ndodhura në javën e parë të janarit të vitit 2021“, thuhet në vendim./KosovaPress

Read Previous

Pak fermerë raportuan dëmet e tokave bujqësore

Read Next

Qeveria ndan mjetet financiare për policët që u përballën me COVID-19