Macron i dërgon letër Vuçiqit: Shpresoj që marrëveshja me Kosovën të përmbyllet në muajt në vijim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur dëshirën e tij që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë në muajt në vazhdim.

Në një letër të cilën ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ai ka deklaruar se duhet të ketë një përfundim të këtij procesi me një marrëveshje të gjithanshme.

“Gjithashtu, do të vazhdoj ta mbështes dialogun me Prishtinën të ndihmuar nga ndërmjetësimi evropian, me qëllim që të përmbyllet marrëveshja e gjithanshme dhe përfundimtare e normalizimit të marrëdhënieve. Shpreh dëshirën që sukseset, në këtë drejtim, të ndodhin në muajt në vijim”, shkruhet në letrën e Macronit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Osmani takohet me ambasadoren holandeze, bisedojnë për liberalizimin e vizave

Read Next

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit