Parashumti: Edhe ngasësit nga Kosova duhet të njihen të barabartë me secilin shtet

Nismat për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës në shtete të ndryshme janë vlerësuar si shumë pozitive edhe nga inxhinjerët e trafikut, të cilët konsiderojnë që tashmë edhe ngasësi nga Kosova duhet të ndihet i barabartë në komunikacionin rrugor të secilit shtet tjetër.

Parashumti gjithashtu thotë se do të duhej që edhe shtetet tjera të punojnë në këtë drejtim në mënyrë që të rritet sa më shumë numri i atyre shteteve të cilat e njohin zyrtarisht patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se Rregullorja e re bën një dallim në njohjen e patentave, në varësi të datës së lëshimit të tyre. Patentat që janë lëshuar në Shqipëri pas datës 24 janar 2017 dhe në Kosovë pas datës 1 mars 2018 njihen menjëherë. Ndërsa patentat e lëshuara para këtyre datave do të kontrollohen më parë nga Enti Federal i Transportit Motorik.

Read Previous

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

Blinken i shkruan Vuçiqit, ia përmend njohjen e Kosovës