Studiuesi Shkodran Imeraj promovon monografinë “Kosova1968-1990” në vendlindjen e tij

Studiuesi dhe historiani Shkodran Imeraj ka promovuar monografinë “Kosova 1968-1990” në vendlindjen e tij në Deçan. Ky libër është botim i Institutit të Historisë në Prishtinë institucion në të cilin Imeraj është bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore. Kjo monografi përbëhet nga katë pjesë të cilat trajtojnë rrjedhën politike në Kosovë nga shpërthimi i demonstratave viteve 1968-të, deri tek pushtimi i institucioneve kosovare nga Serbia deri te ndërtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës. Të gjithë të pranishmit në mesin e tyre edhe historianët e vlerësuan lartë këtë libër.

Ky aktivitet u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ceremoni kjo e cila u mbajt në kujtim të katërmbëdhjetë  vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Vetë autori Shkodran Imeraj tha se përmes monografisë është munduar që të pëmbledhë të dhëna për zhvillimet politike në Kosovë gjatë periudhës 1968-1990.

Respekti i vlerave historike dhe i të kaluarës sonë të përbashkërt, është dëshmia më e mirë, për të nderuar të gjithë ata që dahnë kontribut në ndërtimin e shtetit tonë u tha me këtë rast.

Read Previous

Kërkesë për paraburgim ndaj një personi i cili sulmoi fizikisht babain e tij

Read Next

Promovohet monografia “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”