Me këngë e valle të bukura, këta fëmijë e shënuan festën e Pavarsisë së Kosovës.
Stafi i institucionit parashkollor ‘’Ganimete Tërbeshi’’ me gjithë përkushtimin e tyre arritën që përmes fëmijeve të përcillnin mesazhet më të bukura të kësaj feste.
Të veshur me simbole festive nxënësit performuan ashtu siç dinin ata duke shkelqyer në secilën pikë të përgatitur.
Në të gjitha kopshtet e këtij institucioni atmosfera festive ishte e njejtë edhe këtu edukatoret treguan se puna dhe përkushtimi fëmijeve sjellin gjithmonë rezultatet më të mira
Kujtojmë që nesër ky institucion do të ketë ditë pushim për nderë të 17 shkurtit ditës së Pavarsisë së Kosovës.