Mbahet mbledhja me farmacistët për një barnatore kujdestare në Gjakovë

Gjatë një takimi të mbajtur sot mes Drejtorisë së Shëndetësisë, inspektoriatit dhe përfaqësuesve të farmacive që operojnë në komunën e Gjakovës u shqyrtuan disa propozime lidhur me qëndrimin e një barnatore kujdestare gjatë natës.

Në këtë takim disa nga propozimet që u thanë ishin që kujdestaria të bëhet në formë rotacioni duke i përfshirë këtu të gjitha barnatoret

Pas shumë diskutimeve dhe debateve, përfaqësuesit e farmacive së bashku me zyrtarët komunal të Gjakovës vendosen që të mbahet një tjetër mbledhje e rradhes me 3 përfaqësues vulnetarë në përbërje të Gjon Gega, Lirika Zhubi-Rizvanolli dhe Egzona Bejtullahu të cilët do të hartojnë edhe orarin e kujdestarisë.

Këto propozime pritet që pas komisionit të formuar nga drejtoria shëndetësisë të kalojnë në Asamblenë Komunale në Gjakovë.

Read Previous

IP “Ganimete Tërbeshi” shënon ditën e Pavarësisë së Kosovës

Read Next

Nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” shënuan festën e Pavarsisë me mural dhe ekspozitë