Opozita lëshon sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Kurtit në seancën solemne

Deputetët e opozitës kanë braktisur sallën e Kuvendit, derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim për përvjetorin e 14 të shpalljes së pavarësisë.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës lëshuan seancën solemne ende pa përfunduar fjalimi i Kurtit.

Fjalimi i Kurtit lidhur me qeverisjen e Kosovës nxiti deputetët që të largohen nga salla.

Theksojmë se në ceremoninë solemne nuk ishin të pranishëm as deputetët serbë, të cilët bojkotuan fjalimet e krerëve të institucioneve.

Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës ka filluar pas orës 11:00. /Telegrafi/

Read Previous

​“Rroftë Kosova”, Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri urojnë Kosovën nga Pekini në përvjetorin e 14 të pavarësisë

Read Next

Nisin bombardimet në Ukrainë, ndërhyn ushtria