OJQ “Activism Roots” feston Pavarësinë e Kosovës së bashku me qytetarët

Organizata activism roots në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjakovë kanë shënuar festën e Pavarësisë së Kosovës në qendër të qytetit të Gjakovës së bashku me qytetarët që ishin prezent aty.

Organizatorja e këtij aktiviteti Era Zejnullahu u shpreh se të festosh së bashku me qytetarët është një mënyrë e veçantë festimi.

Ata dhuruan për secilin kalimtar të rastit nga një dhuratë simbolike dhe një ëmbëlsirë. Ndërkaq një tjetër aktiviste tregon edhe për kodin e veshjes që kjo organizaët vendosi ta veshë sot.

Në fund të aktivitetit të gjithë pjesëmarrësit lëshuan në qiell balonat me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Read Previous

KF “Gjakova” dhe SH.F “AS” zhvillojnë miqësore për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Read Next

Ish-Ambasadori holandez drejtuar 5 shteteve të BE-së që s’e njohin Kosovën: Do ta shihni shpejt që po përdoreni nga Rusia