“Nëntori i dytë” në kinemanë “Hyrije Hana” shfaqet falas

Për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kino “Hyrije Hana” ka vendosur që kjo javë t’i dedikohet filmit shqip. Sot biletat e filmit shqiptar “Nëntori i dytë” ishin falas. 

Filmi është i realizuar në vitin 1982, ndërsa në vitin 2012 në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, është restauruar në cilësi të lartë nga shiriti original 35mm. Filmi është restauruar në Amerikë dhe ka kushtuar 60 mijë dollar në mbështjetje të shtetit shqiptar.

Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar “Shpalljen e pavarësisë së kombit”. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrisin flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë më 28 nëntor 1912.

/Tv Syri/

Read Previous

Fëmijët e IP “Ganimete Tërbeshi” festojnë Pavarësinë e Kosovës

Read Next

Stoltenberg: Rusia po kërkon pretekst për sulmuar Ukrainën