KFOR-i amerikan patrullon në kufirin Kosovë – Serbi

Ushtarët e Ushtrisë Amerikane të Trupës Alfa, Skuadrilja e Parë 172 e Regjimentit të Trupave Malore patrullojnë në vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë afër fshatit Jarinje.

Kështu bëhet e ditur në një postim të KFOR-it në Facbook, derisa theksohet se një gjë e tillë iu ndihmon në marrjen e vendimeve dhe planifikimin e misioneve të ardhme.

“Mbledhja e informacionit nga ushtarët vëzhgues ndihmon komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme”, thuhet në njoftimin në Facebook./KP/ 

Mund të jetë një imazh i 1 person, natyra dhe mal
Mund të jetë një imazh i 3 persona, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 2 persona, natyra dhe mal

Read Previous

​ASK: Çmimet e prodhimeve bimore janë ngritur për 27.5%

Read Next

SBAShK të indinjuar me draft ligjin e pagave