SBAShK të indinjuar me draft ligjin e pagave

Draft ligji i ri për pagat në sektorin publik, i cili është raportuar në media dhe që është thënë se është  projektuar nga Qeveria e Kosovës ka bërë që të reagojë edhe sindikata e arsimit. Ata kanë shprehur pakënaqësi të shumta ndaj versionit të Projektligjit që është duke qarkulluar.

Kryetari i SBASHKU-t në Gjakovë, Zenun Nimani u shpreh se kjo sindikatë ndihet e diskriminuar.

Ndërkaq sipas zëvendësministrit të arsimit Dukagjin Popovci një gjë e tillë është akoma herët për tu komentuar dhe se sipas këtij draft ligji nuk do të ketë asnjë ulje page por vetëm rritje.

Kujtojmë që SBAShK-u ka njoftuar se në ditët në vijim do të mblidhen dhe do të diskutojnë për situatën aktuale dhe për t’i koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale.

Read Previous

KFOR-i amerikan patrullon në kufirin Kosovë – Serbi

Read Next

Moti gjatë 3 ditëve në Gjakovë