Nga 785 shkolla sa janë gjithsejtë në gjithë vendin, 2 prej tyre aktualisht janë duke vijuar procesin mësimor në formën online.
Rënia e numrit të rasteve me koronavirus, ka bërë që shumë shkolla në nivel vendi të i kthehen mësimin me prezencë fizike. Zëvendës Ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë për televizionin Syri se procesi mësimor është duke shkuar pa asnjë problem dhe situata pandemike është dukshëm më e qetë në ditët e fundit.
Rikujtojmë se vendimet për të kaluar në mësim online e marrin task-forcat e shkollave, varësisht nga gjendja që paraqitet.