Aksident trafiku në Bllokun e Ri në Gjakovë, 2 të lënduar

-Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në kryqëzimin Rr. Sylejman Lleshi dhe Rr.Faik Konica, në Bllokun e Ri në komunën e Gjakovës


Tri makina janë përfshirë në aksident, sipas policisë së Kosovës, përcjellë Tv Syri, shkaktar i këtij aksidenti është mos-ndalimi në shenjën STOP, ndërkaq informohet se janë lënduar dy persona, ku njëri prej tyre është dërguar në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”, kurse tjetri po merr trajtim në vend të ngjarjes, të dy personat kanë lëndime të lehta trupore, njoftoj kështu për TV Syrin, toger Sejdi Dobraj, shef për operativë-njësia e trafikut.

Sipas Policisë së Kosovës; aksident me lëndime të lehta dhe dëme të konsiderushme.

TV Syri do të ju mbajë të informuar.

Read Previous

Nga Presidenca reagojnë pas deklaratës së Lavrov se Kosova po dërgon mercenarë në Ukrainë

Read Next

Moti sot në Kosovë