Kurti takon kryetarin e Kryqit të Kuq, bisedojnë për personat e zhdukur gjatë luftës

Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryetarin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Kurti ka shkruar se me Maurer kanë diskutuar për personat e zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

“Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999. 1617 persona ende konsiderohen të zhdukur. Progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjet që pikëllim. Me Peter Maurer diskutuam mënyrat se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë me eksperiencën dhe ekspertizën”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Tetë viktima nga coronavirusi dhe 249 raste të reja në 24 orë

Read Next

Vetëm një kompani ka ndryshuar çmimin e biletës në relacioniun Gjakovë – Prishtinë dhe anasjelltas