Qytetarët e Gjakovës preferojnë produktet vendore para atyre serbe

Sasia e prodhimeve të Serbisë në tregun e Kosovës ka rënë për gati 37 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017, tregojnë të dhënat e Doganave të Kosovës. Ekspertët vlerësojnë që  kjo si duket ka ardhur si pasojë fillimisht e taksës doganore 100%,  e më pas të vendosjes së reciprocitetit nga Qeveria Kurti 1. Qytetarët e komunës së Gjakovës thonë se ka kohë që nuk përdorin produkte të Serbisë.

Të tjerë thonë se kemi produktet tona vendore shumë më kualitative dhe janë kategorikisht kundër produkteve serbe.

Për gati dy dekada deri në vitin 2018, Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës, ndërsa pas këtij viti kjo sasi ka shkuar duke rënë sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës.

Read Previous

Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 58 aksidente trafiku, 4 prej tyre në Gjakovë

Read Next

Scholz: Paqja në Evropë mund të ruhet vetëm nëse kufijtë nuk preken