Falë medaljes së artë të Jahannes Thingnes Boe, Norvegjia bëhet vendi me më së shumti medalje të arta në një event të Lojërave Olimpike Dimërore.
Norvegjezi Johannes Thingnes Boe ishte perfekt në biathlonin 15 km për meshkuj në Olimpiadën Dimërore Pekin 2022.
Suksesi i skiatorit bën që Norvegjia të vendosë një rekord të ri në Pekin 2022, duke fituar 15 medalje të arta në një edicion të vetëm të Lojërave Olimpike Dimërore.
Boe kërkonte të shtonte numrin e medaljeve të fituara në Pekin 2022, me 28 vjeçarin që ka fituar tashmë tri medalje të arta dhe një të bronztë, shkruan insidethegames, transmeton Klankosova.tv.
Në vendin e dytë doli Martin Ponsiluoma nga Suedia dhe në vendin e tretë Vetle Sjastad Christiansen.