Ura në rrugën “Skender Hoxha” në lagjen Çabrati në qytetin e Gjakovës tash e sa kohë është dëmtuar. Kjo për shkak të vërshimeve që kanë ndodhur vite më parë si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Krena i cili kalon këtu.
Jo rrallë herë televizioni Syri e ka pasqyruar si problematikë për shkak se nuk ka mure mbrojtëse. Përveq kushteve atmosferike anësoret e kësaj ure janë dëmtuar edhe nga aksidente të ndryshme.
Banorët e kësaj lagje prapa kamerës janë shprehur se mungesa e anësoreve të urës po paraqet rrezik për ta. Mirëpo shpresojnë se rregullimi i saj të bëhet së shpejti.
Për këtë ne kemi pyetur drejtorin e shërbimeve publike në komunën e Gjakovës Shkumbin Kastratin se kur do të investohet këtu. Ai e ka konfirmuar se plani për ndërtimin e kësaj ure ka filluar dhe pritet të realizohet këtë vit.
Kastrati gjithashtu apeloj tek qytetarët e kësaj lagje që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes mbi këtë urë si dhe kërkoj nga ana e tyre mirëkuptim deri në realizimin e këtij projekti.