Të paktën 3 persona kanë humbur jetën në Hollandë pas erërave ekstreme të shkaktuar nga stuhia “Junis”. Erërat rrëzuan pemët, goditja e të cilave rezultoi fatale mbi viktimat.
Erërat e forta të stuhisë që ka goditur Europën shkatërruan çatinë e arenës O2 të Londrës, ku janë mbajtur koncerte të shumë prej yjeve të muzikës.
Ndërsa në Belgjikë, stuhia ka shkaktuar dëme në disa ndërtesa, përfshi edhe një spital.
Burimi: CNN, The Guardian