Policia e Zyrihut njoftoi se arrestoi një belg 35-vjeçar, i cili ishte vënë nën radarin e tyre “për falsifikim dokumentesh” dhe kishte një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij.
Flor Bressers ishte në kërkim nga autoritetet belge që nga maji 2021. Ai ishte dënuar një vit më parë nga Gjykata e Apelit të Antwerpen me katër vjet burg për akuza përfshirë rrëmbim, marrje pengje, grabitje të armatosura, trafik droge në grup dhe vjedhje. Mediat belge i kishin vënë atij disa pseudonime, duke përfshirë “prerësin e gishtave”, sepse mendohet se i ka prerë gishtat një trafikante droge si ndëshkim.Anabelmagazine/