10 persona të hospitalizuar nga COVID-19 në spitalin e Gjakovës

Raporti 24 orësh i spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” është si vijon:

Gjithsej janë 10 pacient të hospitalizuar si të infektuar nga virusi corona, ndërkaq 7 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, kurse me CPAP maskë dhe në respirator nuk është asnjë pacient. Nga pacientet e hospitalizuar 5 prej tyre janë të vaksinuar me të dy dozat kundër virusit COVID-19.

E sa i përket kapaciteteve spitalore, 10 shtretër janë në shfrytëzim ndërsa 77 shtretër janë të lirë.

Read Previous

PSG turpërohet nga Nantes, mediat kritikojnë ashpër Messin

Read Next

Gjendet i gjallë një person që u shpall i zhdukur, pas zjarrit në tragetin pranë Shqipërisë