Personat me aftësi të kufizuara i gëzohen vendimit të qeverisë për punsimin e tyre

Ditën e djeshme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që obligon të gjitha organet e administratës shtetërore që gjatë vitit 2022 të plotësojnë kuotën e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Po ashtu po të njejtat obligohen që të ndërmarrin veprime për të siguruar qasje në institucione për të punësuarit me aftësi të kufizuara në pajtim me ligjin për aftësimin, riaftësimin dhe punësimin e këtij komuniteti.

Në Kosovë nuk ka statistika të sakta se persona janë me aftësi të kufizuara por llogariten të jenë rreth 150 mijë.

Organizata “Handikos” në Gjakovë e cila prej vitesh mirret me personat me aftësi të kufizuara dhe numëron rreth 900 anëtarë, ku cdo ditë përballen nga afër me sfidat e tyre, thonë se ky vendim është tejet i mirëseardhur për ta.

Meriton Binakaj i cili është antëtar në organizatën “Handikos”, është student si dhe i punësuar.

Karriga me rrota nuk e ka penguar që të arrijë qëllimet e veta, megjithatë ai punsimin e vet e quan fat, dhe uron që të gjithë personat me aftësi të kufizuara të kenë po këtë fat.

Ligji parasheh që cdo punëdhënës është i obliguar të punësoj një person me aftësi të kufizuara në cdo 50 punëtor, duke filluar nga organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe public si dhe organizatat joqeveritare.

Read Previous

Ministria e Mbrojtjes: Kosova është e gatshme të përfshihet në operacione ushtarake nëse i kërkohet nga ShBA-ja

Read Next

Ekipet e QKMF së edukojnë fëmijët nëpër shkolla rreth ushqimit të shëndetshëm