Një aktivitet në mes të shoqatës së të verbërve, shurdhmemecëve, anëtarëve të shoqatës “Handikos” dhe të rinjëve të Uptoyouth është organizuar sot në Gjakovë. Inciativa ‘All Matter’ është pjesë e projektit Up to Youth USAID. Kjo me qëllim të gjithpërfshirjes së këtij komuniteti dhe të rinjëve në një aktivitet sportiv të përbashkët.
E kjo lojë po cilësohet tejet e dobishme nga anëtarët e shoqatës së të verbërve. Shkumbin Zherka kryetar i shoqatës së të verbërve, tha se të gjithë po solidarzohen me ne duke e sfiduar veten në këtë lojë me sy të mbyllur.
Pjesmarrësit theksuan që shpresojnë që aktivitete të tilla të vazhdojnë të mbahen edhe më tutje, pasiqë kanë ndikim pozitiv në mirëqenien e tyre.