I është dhënë lamtumira e fundit mësueses Nanije Bakalli – Deva

Qindra qytetarë ishin mbledhur sot për t’ja dhënë lamtumirën e fundit  veteranës së arsimit, aktivistes së parë të pasluftës për arsimin dhe emancipimin e gruas shqiptare, mësuesja Nanije Bakalli- Deva

Mësuesja Nanije ishte shembulli i një gruaje punëtore, e cila edukoi ndër vite dhjetra breza që sot gëzojnë frytet e mësimdhënies së saj.

Në një ditë si kjo kur dhjetra nxënës ndajnë kohën e tyre për t’ja bërë nderimin nënës tonë dhe mësueses së tyre, padyshim se ndjejmë krenari që vepra e saj ka lënë gjurmë, është shprehur i biri Urani.

Nderime për mësuesen nanije dha edhe Mimoza Kusari -Lila e shoqëruar nga bashkëpunëtoret e saj të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kujtojmë se veteranja e arsimit Nanije Deva u nda nga jeta në moshën 90 vjeçare 

Read Previous

Ish-presidenti ukrainas Poroshenko: Jam i gatshëm të vdes

Read Next

Pasojat e divorcit sipas psikologut Ilir Havolli