Drejtuesja e grupit parlametar të Lëvizjes Vetëvendosje,Mimoza Kusari- Lila, ka shkruar një postim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, disa fjalë në kujtim e nderim, tashmë të së ndjeres mësimdhënëses e aktivistes, znj.Nanije Bakalli-Deva.
Postimi i plotë:
“Çmimi i demokracisë është përpjekja e vazhdueshme e së mirës së përbashkët nga të gjithë”.
Demokracia dhe zhvillimi ynë si shtet dhe shoqëri është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të gjeneratave për emancipim dhe barazi.
Një ndër aktivistet e para të pasluftës për arsimin dhe emancipimin e gruas shqiptare ishte znj. Nanije Bakalli Deva, zemra e së cilës pushoi së rrahuri dje në moshën 90 vjeçare.
Mësuesja Nanije edukoi gjenerata të tëra të rinjëve profesionist nga të gjitha fushat e jetës. Ajo ishte shembulli i gruas së urtë dhe punëtore me përkushtim të pathyer për arsimimin e vajzave.
Gjithmonë me shembullin e saj përcolli modelin e gruas së arsimuar që i duhet vendit për zhvillim dhe integrim.
Sot kur jetojmë në kohë të turbullta për sigurinë e Evropës, vlerësojmë më shumë dhe më lartë të gjithë ato/a që patën guximin dhe vizionin të punojnë për kombin dhe vlerat demokratike!
Mësuesja Nanije do të mbetet në histori si pishtarë që ndriqoi errësirën dhe shpërndau diturinë dhe arsimin!
U prehtë në paqe shpirti i saj! – Ka shkruar Kusari-Lila në rrjetin social facebook.