Presidentja Osmani pret në takim Talat Xhaferin

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani priti bashkë me Xhaferin edhe delegacionin që po e shoqëron.

Mediat janë lejuar të marrin pamje nga ky takim, teksa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për gazetarë.

Kujtojmë se Xhaferi gjatë ditës së djeshme ka takuar krerët më të lartë të shtetit dhe partitë opozitare në vend, me ç’rast u ofroi përkrahje dhe përvojat, siç tha ai, për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

/KlanKosova/

Read Previous

KB “Vëllaznimi” i pandalshëm, e dërgon serinë e fitoreve në 14-0

Read Next

Situata në Ukrainë, bisedë telefonike ndërmjet Edi Ramës dhe Volodymyr Zelenskyyt