Situata në Ukrainë, bisedë telefonike ndërmjet Edi Ramës dhe Volodymyr Zelenskyyt

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur sot se ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa kanë biseduar për situatën atje pas agresionin rus.

Zelensky në një postim në Twitter ka vlerësuar ndihëm praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, shkruan Zelensky.

Ndryshe sot në ora 9:00 është arritur marrëveshja për armëpushim të përkohshëm në dy qytetet ukrainase Mariupol dhe Volnovakha. 

/Telegrafi/

Read Previous

Presidentja Osmani pret në takim Talat Xhaferin

Read Next

Nis rreshtimi i njësive ushtarake të FSK-së për Epopenë e UÇK-së