Evakuimi i civilëve nga qytetit Mariupol në jug të Ukrainës është shtyrë, ka njoftuar këshilli i atjeshëm.
Kjo po ndodhë si rezultat i mosrespektimit të armëpushimit dhe hapjes së korridoreve humanitare, pasi forcat ruse vazhdimisht po granatojnë nga të dyja anët e qytetit.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen, dhe të kërkojnë strehim në ndonjë bunker të improvizuar.
Në anën tjetër është bërë e ditur se po vazhdojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshje të re për armëpushim, ku nuk do të kishte rrezik për jetën e civilëve nëpër korridoret humanitare.
Ndërkaq armëpushimi që filloi sot në ora 9 është paraparë të përfundojë në ora 16:00, mirëpo pavarësisht marrëveshjes së arritur mes dy palëve, bombat ruse po vazhdojnë të bien mbi Mariupol. /Telegrafi/