Mot i paqëndrueshëm do të vazhdoj të mbajë edhe gjatë kësaj jave të parafundit të stinës së dimrit, ndërsa masat e lagështa të ajrit do të mbeten prezent edhe gjatë ditëve vijuese, duke krijuar kushte për reshje të dobëta bore.
Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica të dobëta, prandaj këshillohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.