Vdes Haki Rugova, ish-kryetari i Komunës së Istogut

Ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova ka vdekur mëngjesin e së mërkurës.

Rugova për tri mandate ishte kryetar i Komunës së Istogut.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Istogut.

Rugova ishte aktualisht kryetar i degës së LDK-së në Istog, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe nënkryetar i LDK-së në nivel të përgjithshëm. 

/Telegrafi/

Read Previous

​KPM kundër dezinformatave, ndalon transmetimet e mediave ruse në Kosovë

Read Next

28 vjet nga vdekja e Charles Bukowski