​Zbulohet plani, ja klubet që do të ishin pjesë e Superligës Evropiane, nëse ajo lejohet të krijohet

CHELTENHAM, ENGLAND – JANUARY 19: The assistant referee waves his flag during the Sky Bet League Two match between Cheltenham Town and Newport County at The Jonny-Rocks Stadium on January 19, 2021 in Cheltenham, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Sipas gazetës “La Repubblica”, Interi, Milani dhe Juventusi do të ishin klubet e vetme italiane të përfshira në një Superligë të mundshme Evropiane.

Gazeta raporton se disa gjigantë evropianë janë gati të sfidojnë UEFA-në dhe FIFA-në duke përgatitur një plan të hollësishëm për një Superligë Evropiane që mund të nisë nga edicioni 2022-23.

Interi, Juventusi dhe Milani do të ishin klubet e vetme italiane të përfshira në garë.

Do të ishin 20 pjesëmarrës dhe 15 anëtarë të përhershëm themelues: tre nga Italia, gjashtë klube angleze (Arsenal, Chelsea, Liverpool, Tottenham, Manchester City dhe Manchester United), tre klube spanjolle (Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid), dy gjermane ( Bayern dhe Borussia Dortmund) dhe PSG nga Franca.

Secili klub do të kishte të ardhura të garantuara prej 350 milionë euro në sezon dhe mund të ketë dy grupe me nga dhjetë skuadra secila.

Katër të parët e secilit grup do të kishin akses në play-off dhe pesë klubet e para të renditura do të kualifikoheshin për Kupën Botërore të Klubeve.

Ndërkohë, UEFA pritet të paraqesë një format të ri të Ligës së Kampionëve për vitet 2024-2027 me secilin klub që do të luante të paktën 10 ndeshje në sezon./KosovaPress.

Read Previous

Vjenë: Lloji britanik i virusit është i pranishëm në 12% të mostrave pozitive

Read Next

Eustice: Nuk ka asnjë pagesë 500 funte për të gjitha rastet me COVID-19