I ftohti ka mbërthyer gjithë vendin. E premtja llogaritet si dita më e ftohtë e javës. Në disa qytete termometri do të shënojë vlera minimale – 6 gradë Celsius ndërsa në fshatra të thellë është edhe -9 gradë.
Ndërkaq gjatë fundjavës pritet një rritje e lehtë e temperaturave, ku gjatë këtij vikendit vlerat minimale do shkojnë deri në -4 gradë, nërsa vlerat maksimale do të arrijnë deri në 7 gradë celsius.