KV “Vëllaznimi” vazhdon bashkëpunimin me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për shfrytëzimin e salles se edukatës fizike

KV “Vëllaznimi” vazhdon bashkëpunimin me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” për shfrytëzimin e salles se edukatës fizike.Një gjë e tillë u konfirmua sot gjatë takimit mes rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof. ass. dr. Artan Nimani dhe kryetarit të klubit “Vëllaznimi”, Blendi Haxhikadrija.

“Përgjatë këtij takimi u tha se rektorati ka anuluar vendimin e këshillit drejtues i cili na penalizoI për 4 javë me radhë dhe pas kërkesës së klubit, rektori Nimani ka marrë vendim që të i lejoj klubit të shfrytëzoj sallën për zhvillimin e stervitjeve ashtu siç kemi ushtruar për 6 vite radhazi.

Të lumtur që do të fillojmë stërvitjet dhe shumë falënderues që po e vazhdojmë bashkëpunimin me Universitetin e Gjakovës.
Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi kryetari i klubit Blendi Haxhikadrija i ka dhuruar fanelën e Vëllaznimit rektorit Artan Nimani

Falenderojmë të gjithë personat dhe dashamirët e sportit që na ndihmuan në arritjen e qëllimit tonë, pra ti rikthehemi përsëri ushtrimeve.” – u tha ndër të tjera pas këtij takimi.

Read Previous

Një i vdekur dhe 47 raste të reja pozitive me COVID-19

Read Next

Osmani takohet me Erdogan dhe Stoltenberg në Forumin Diplomatik në Turqi