Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla qëndroi për vizitë në Gjakovë

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla ka qëndruar për vizitë sot në komunën e Gjakovës. E shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, u pritën nga  kryetari Ardian Gjini në ambientet e komunës.

Pas bisedës që zhvilluan Nikolla dhe Gjini shkëmbyen dhurata simbolike.
Të dy zyrtarët thanë se ky takim tregon edhe njëherë lidhjen e fortë që e ka qyteti i Gjakovës me Shqipërinë.

Nikolla po ashtu vuri theksin tek ndihma që i është ofruar komunave shqipëtare që janë në kufi me Gjakovën gjatë periudhës së pandemisë.

Kryekuvendarja e Shqipërisë dhe kryetari Gjini vazhduan vizitën në këmbë në disa pjesë të qytetit të Gjakovës përfshirë këtu edhe Carshinë e Vjetër të Gjakovës.

Read Previous

Sandër Prosi, një prej aktorëve ikonë të filmit dhe teatrit shqiptar

Read Next

Kryeparlamentarja e Shqipërisë Lindita Nikolla dhe kryetari Gjini priten nga “Thirrjet e Nënave”