​“Interi nënshkroi me Lautaron duke iu falënderuar Juventusit”

MILAN, ITALY – JANUARY 17: Lautaro Martínez of Inter Milan warms up ahead of the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on January 17, 2021 in Milan, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ish skautisti i Interit, Adelio Moro zbulon se si “Nerazzurrët” nënshkruan me Lautaro Martinez në vitin 2017 duke iu falënderuar pikërisht Juventusit.

Argjentinasi u transferua në “Giuseppe Meazza” për 25 milionë euro në verën e 2018.

“Ishte Janari i vitit 2017 dhe Kampionati Amerikan i Jugut U-20 ishte gati të fillonte,” tha Moro për “Tuttosport.”

“Ausilio thirri të gjithë skautët dhe tha: “Është tepër vonë për të dërguar dikë në Ekuador, por unë dua që djemtë të ndjekin çdo lojë të turneut. Juventusi tashmë ka nënshkruar me Rodrigo Bentancur dhe Rogerio, ne duhet të gjejmë një futbollist të ri i cili është gjithashtu i gatshëm.”

“Kishte shumë futbollistë interesantë”, vazhdoi Moro.

“Lyanco, i cili përfundimisht u bashkua me Torinon dhe Richarlison, të cilët do të transferoheshin në Everton. Kur vëzhgonim Argjentinën, menjëherë vumë re këtë sulmues trupmadh, me aftësi të mëdha teknike që ishte Lautaro Martinez.”

“Ai ishte 19 vjeçar dhe ishte i kontraktuar me Racing Club, ne e dinim që Juventusi dhe Atletico Madridi donin ta nënshkruanin me atë gjithashtu.”

“Ne i thamë Ausilios:” Lautaro ka kaq shumë hapësirë për përmirësim, ne duhet të nënshkruajmë me atë menjëherë. “

“Ai fluturoi drejt Argjentinës menjëherë pas përfundimit të turneut. Ai donte të shihte Lautaron personalisht dhe të fliste me shoqëruesin e lojtarit.”

“Ai mundi klubet e tjera të interesuara dhe përfundimisht nënshkroi me lojtarin.”, tha në fund Adelio Moro./KosovaPress.

Read Previous

Erdogan: 10 milionë doza të reja vaksinash, ndoshta që në fundjavë

Read Next

​Sllovakia raporton 1.785 raste të reja dhe 93 të vdekur nga COVID-19