Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë në 24 orëshin e fundit, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
12 Mars: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
• Në 24 orët e fundit janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19.
• Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.
• Deri më sot 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
• Deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
• Nga 1.005 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
• Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
• Sot janë shëruar 81 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973.
• Në total numri i rasteve aktive është 748.