Me moton “Dhuro një libër, ndriço një mendje” biblioteka e gjimnazit “Hajdar Dushi” ka filluar fushatën për mbledhjen e librave me qëllim të pasurimit të kësaj biblioteke.
Kjo është bërë traditë tashmë në këtë shkollë, pasiqë çdo vit nxënësësit së bashku me mësimdhënësit para datës 23 prill. Ditës botërore të librit fillojnë të sjellin libra këtu.
Librat më të kërkuar nga gjimanzistët në këtë kohë janë ata psikologjik, shtoi Bytyqi e cila i ftoi të gjithë ta ndihmojnë bibliotekën duke sjellur nga një libër secili.
Ideja e përkujtimit të ditës botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej një trëndafil.