Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 milionë euro për subvencione në bujqësi ndërsa kanë premtuar edhe subvencionim të naftës për bujqit. E ky vendim është i mirëseardhur edhe për fermerin Pal Nrejaj i cili merret me disa veprimtari bujqësore. Nrejaj ka vetëm një kërkesë. Ai shpreson që kjo ndarje e subvencioneve do të jetë e barabartë.
Sipas tij duhet të përkrahen edhe fermerët e mesëm dhe të vegjël.
Nrejaj përveç kafshëve që posedon, për gjenerata të tëra merret me kultivimin e grurit.
E pikërisht për këtë kulturë bujqësore do të jetë vlera më e lartë e përkrahjes sipas raportimeve të qeverisë ditë më parë.